Rusia nuk e llogarit si shtet Kosovën, edhe pse para 6 vitesh atje ishte ngritur flamuri i saj

schedule18:02 - 28 Mars, 2022

schedule 18:02 - 28 Mars, 2022

Rusia vazhdon të bëhet kinse Kosova nuk ekziston, ndonëse kohët e fundit Vladimir Putin e zuri nëpër gojë disa herë brenda pak ditësh. Rusia vazhdon të mos e llogarisë si shtet Kosovën, flamuri i së cilës gjashtë vjet më parë ishte ngritur edhe në Kazan të Rusisë.

Në listën e shteteve jomiqësore në të cilën e futi Shqipërinë dhe plotë shtete tjera europiane dhe SHBA’në , Rusia nuk e futi Kosovën, emri i së cilës vazhdon të përdoret në diskursin rus, si arsyetim për veprimet e Moskës në ish-hapësirat sovjetike, përfshirë Ukrainën

Rusia nuk e njeh Kosovën, e cila vetëm një ditë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka marrë vendim që ta sanksionojë Rusinë, duke iu bashkuar Perëndimit.

Megjithatë, jo shumë vjet më parë, në vitin 2016, flamuri i Kosovës u ngrit në Rusi. Shkak ishte bërë Kampionati Evropian i xhudos, ku kampionja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.

Gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së medaljeve në Kazan të Rusisë, ajo e ngriti flamurin shtetëror të Kosovës dhe të gjithë të pranishmit do ta nderonin himnin e Kosovës, i cili, sipas renditjes së garueseve, u ngrit mbi atë të Rusisë.

Rusia tani po përgatitet edhe t’ua ndalojë hyrjen në territorin e saj të shtetasve nga vende ‘jomiqësore’. Në listë përfshihet edhe Shqipëria, por sërish, jo Kosova.

Gjatë një fjalimi televiziv ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!