Rusia njofton tërheqjen e plotë të trupave të saj nga Nagorno-Karabakh

schedule14:15 - 17 Prill, 2024

schedule 14:15 - 17 Prill, 2024

Rusia do të tërheqë të gjitha gati 2000 trupat e saj nga rajoni i Nagorno Karabakh  të Azerbajxhanit, njoftoi papritur Kremlini, vetëm gjashtë muaj pas eksodit të dhunshëm masiv të popullsisë armene nga rajoni.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sipas kushteve të armëpushimit të vitit 2020 midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, 1,960 trupa ruse, si dhe qindra automjete të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake u vendosën në zonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!