Rusia nis trazimin e Ballkanit? Lavrov viziton Beogradin në 7 qershor, diskutohet mbi Kosovën edhe fatin e Bosnjes

schedule12:13 - 28 Maj, 2022

schedule 12:13 - 28 Maj, 2022

Në kulmin e luftës në Ukrainë ku Perëndimi po investohet për të zmbrapsur ushtritë ruse që kanë pushtuar vendin, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, aleatin historik të tyre në rajonin tonë.

Novosti” raporton se vizita pritet të zhvillohet më datë 7 qershor dhe se “të gjitha temat e nxehta mes dy vendeve do të jenë në tavolinë”. Sipas gazetës serbe, Rusia do të duhet të tërhiqet nga krahasimi i situatës në Donbas me atë në Kosovë, krahasim që i bëri Putini disa muaj më parë.

Po ashtu, pritet të diskutohet edhe në lidhje me Republika Srpskan në Bosnje dhe fatin e saj, ku Dodik është shpallur tashmë një vasal i Putinit.

Serbia është një ndër vendet që nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve kundër Rusisë duke mbajtur kështu një këmbë në Perëndim dhe një këmbë në lindje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!