Rusia ka nisur që të vaksinojë kafshët kundër koronavirusit. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët në vend. Në mars, vendi njoftoi se kishte regjistruar atë që u cilësua vaksina e parë në botë specifike për kafshët.
Disa rajone tashmë i kanë filluar vaksinimet në klinikat veterinare, u tha mediave lokale vëzhguesi veterinar i Rusisë, Rosselkhoznadzor.
Interes është treguar për vaksinën Carnivak-Cov nga BE, Argjentina, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Ndërsa shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes tek njerëzit, infeksionet janë konfirmuar në specie të ndryshme në të gjithë botën.
Në këto raste përfshihen qen, mace, majmunë dhe vizonë. /abcnews.al/