Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se sulmet e reja masive ajrore ruse, kryesisht me dronë, u nisën natën e së shtunës në të dielën. Rusia sulmoi me dronë Kievin, Vinnytsia (në jugperëndim të kryeqytetit), Sumy (verilindje), Cherkasy, Mykolayiv dhe Odessa (në jug), ndër të tjera.
Shpërthime u dëgjuan në pjesën më të madhe të vendit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme. Ndërkohë, shpërthime u raportuan edhe në gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.
Mbrojtja ajrore në Sevastopol zmbrapsi një sulm me raketa, tha zyrtari i emëruar nga Moska Mikhail Razvazaev përmes Telegram.
Sipas tij, nuk raportohet për viktima, as dëme në infrastrukturën politike.
/abcnews.al