Rusia ndryshon emrin e sheshit përpara Ambasadës të SHBA-së në Moskë

schedule08:52 - 23 Qershor, 2022

schedule 08:52 - 23 Qershor, 2022

Kremlini ka riemëruar rrugën përpara ambasadës amerikane në Moskë në “Republika Popullore e Donetskut”. Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, mbështetja që Uashingtoni i ka dhënë Kievit, qoftë me deklarata, të ardhura apo armatime, ka shkaktuar zemërimin e Moskës, sipas CNN.

Në shenjë proteste, Kremlini ka marrë vendimin për të ndryshuar emrin e sheshit përpara Ambasadës amerikane në Moskë, sipas emrit të republikës së vetëshpallur separatiste Popullore të Donetsk ( DPR ) në Ukrainën lindore.

Ishte pikërisht njohja zyrtare e “republikës ” nga Moska në shkurt që çoi në hyrjen forcave ruse në Ukrainë. Aleatët perëndimorë të Kievit nuk e njohin këtë rajon si të pavarur. Sot, administrata e qytetit të Moskës nxori një dekret për riemërimin e sheshit. Ky vendim detyron ambasadën amerikane të përmendë DPR -në , të cilën Uashingtoni gjithashtu nuk e njeh si shtet të pavarur.

Emri u zgjodh me votim online, me të vetmet opsione të tjera “Mbrojtësit e Donbasit” dhe “Vladimir Zhoga”, emri i një lideri separatist të vrarë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka mbështetur publikisht një plan për riemërtimin e sheshit.

Provokime të tilla diplomatike nuk janë një taktikë e re. Në vitin 2018, sheshi përballë ambasadës ruse në Uashington u riemërua “Boris Nemtsov” pas vrasjes së një politikani të opozitës ruse në vitin 2014, gjë që zemëroi Moskën.

Kryeqyteti çek, Praga, e ndoqi shembullin duke ngritur sheshin Nemtsov përballë ambasadës ruse. Një rrugicë pranë ambasadës u quajt “Anna Politkovskaya” pas një gazetari të vrarë me armë zjarri, i cili ishte kritik ndaj Kremlinit.

Pastaj ambasada ruse filloi të përdorte emrin e ndërtesës së konsullatës si adresë zyrtare.

/abcnews.al