Rusia: Ndihma ushtarake e SHBA nuk do na pengojë t’i japim fund regjimit të Kievit

schedule10:13 - 22 Prill, 2024

schedule 10:13 - 22 Prill, 2024

“Dhënia e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara nuk do të ndihmojë në parandalimin e fundit të palavdishëm të regjimit të Kievit”.

Kështu u shpreh Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm rus në OKB, Dmitry Polyansky.

“Kështu ndodh kur kreut të shtetit nuk i intereson njerëzit e tij dhe shet vendin e tij. Nuk ka asgjë për të festuar këtu”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Duke e quajtur Ukrainën “kompani ushtarake private” anti-ruse, diplomati tha se tani ajo “do të funksionojë pak më gjatë, do të futen më shumë para, do të vidhen më shumë armë dhe dhjetëra mijëra ukrainas do të shkojnë në mulli mishi”. Por fundi i palavdishëm i regjimit të Kievit është i pashmangshëm, pavarësisht nga kjo paketë e re dhe të gjitha përpjekjet e kota të mbështetësve të tij në SHBA dhe NATO për ta mbajtur atë gjallë,” theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!