Rusia ndërpreu gazin, kryeministrti bullgar qetëson qytetarët: Jemi të përgatitur

schedule19:22 - 27 Prill, 2022

schedule 19:22 - 27 Prill, 2022

Kryeministri Kiril Petkov ka siguruar bullgarët se nuk do të ketë mungesë dhe ka folur me qeverinë fqinje greke për të siguruar furnizime alternative.

Bullgaria merr 90% të gazit të saj nga Rusia, duke e bërë atë më të prekshme ndaj lëvizjes ruse sesa Polonia.

Por reagimi politik në kryeqytetin Sofje ishte i fortë, raporton korrespondenti i BBC-së për Evropën Qendrore, Nick Thorpe. Kryeministri Petkov ka akuzuar Kremlinin për shantazh.

Petkov filloi menjëherë bisedimet me qeverinë greke, ndërsa kryeministrin grek konfirmoi se një ndërlidhës vendimtar, që transporton gazin azer nga Komotini në Greqi në Stara Zagora në Bullgari, do të hapet, siç ishte planifikuar,  në qershor.

Qeveria greke ofroi gjithashtu furnizime me gaz natyror të lëngshëm për Bullgarinë, nëse nevojitej. Megjithatë, gazi i ri ka të ngjarë t’i kushtojë Bullgarisë më shumë.

Lëvizja ruse mund të rrisë tensionet në qeverinë bullgare, ku dy nga katër partnerët e koalicionit në qeveri janë më miqësorë ndaj rusëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!