Rusia ndërpreu energjinë elektrike, Finlanda: Ishim të përgatitur

schedule12:01 - 14 Maj, 2022

schedule 12:01 - 14 Maj, 2022

Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia në Finlandë u ndërprenë gjatë natës të shtunën pas një deklarate nga një furnizues rus.

Kompania përgjegjëse për shitjen e energjisë elektrike ruse në Finlandë, RAO Nordic, njoftoi dje synimin e saj për të ndaluar furnizimet e saj në mesnatë, duke përmendur borxhet e prapambetura, ndërsa Finlanda po përgatitet të shpallë kandidaturën e saj në NATO.

Ndërkohë që Finlanda në një deklaratë thotë se ishin të përgatitur.”Ne ishim të përgatitur, do ta zëvendësojmë atë me importe nga Norvegjia dhe Suedia”.

Sakaq, në një takim të NATO-s ditën e sotme në Berlin marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia. Ministrat e jashtëm të aleancës ushtarake do të diskutojnë për anëtarësim e dy vendeve. /abcnews.al