Rusia mund të përdorë mina detare për të shënjestruar anijet në Detin e Zi, ka thënë Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO). Inteligjenca më e fundit tregon se sulmet ruse kanë shkatërruar tashmë depot me drithë për të ushqyer më shumë se një milion njerëz për një vit.
Dhe tani, Mbretëria e Bashkuar vlerëson se Rusia “po kërkon të synojë transportin civil që udhëton përmes ‘korridorit humanitar’ të Ukrainës, në mënyrë që të pengojë eksportin e grurit ukrainas”, duke përfshirë vendosjen e minave detare në afërsi të porteve të Ukrainës.
Inteligjenca sugjeron gjithashtu se Rusia do të fajësonte Ukrainën për çdo sulm. Kjo do të vazhdonte përpjekjet e Rusisë për të bërë presion mbi ekonominë e Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të FCDO.
/abcnews.al