Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë drejt fundit? Gati plani i Trump: Ngrirje e konfliktit dhe garanci sigurie për Kievin

schedule20:50 - 5 Shkurt, 2025

schedule 20:50 - 5 Shkurt, 2025

Donald Trump ka një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Media amerikane Bloomberg raporton plani do te paraqitet gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani, javën e ardhshme.

Plani përfshin një ngrirje të konfliktit në linjat aktuale të frontit, një status të pacaktuar të territoreve të pushtuara aktualisht nga forcat ruse dhe garanci sigurie për Kievin që do të pengonte Moskën të sulmonte përsëri.



Propozimi do të paraqitet nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Keith Kellogg.

Kievi ka deklaruar më parë se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia më e besueshme e sigurisë, por administrata Trump nuk ka shprehur mbështetje për këtë mundësi.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se Ukraina duhet të mbajë zgjedhjet, në rast se një armëpushim arrihet.

Trump ka thënë më herët nga zyra ovale se Uashingtoni mendon të arrijë një marrëveshje me Ukrainën. Kievi do të furnizojë me mineralet e rralla të tokës që zotëron SHBA dhe kjo e fundit do të vijojë ndihmën ushtarake në luftën kundër Rusisë.

Presidenti amerikan e ka kërcënuar gjithashtu Moskën me sanksione masive nëse nuk angazhohet në bisedime./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!