Shtetet e Bashkuara do të shpallin të martën sanksione të reja ndaj Iranit pasi Republika Islamike dërgoi raketa balistike në Rusi, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi.
Lajmi është konfirmuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një vizite në Londër.
Blinken tha se Rusia pritet t’i përdorë raketat në luftën e saj në Ukrainë në javët e ardhshme dhe gjithashtu po ndan teknologjinë me Iranin, duke përfshirë çështjet bërthamore.
/abcnews.al