Rusia mohon deklaratat e Ukrainës: Termocentrali i Zaporizhzhias është ende në kontrollin tonë

schedule11:00 - 28 Nëntor, 2022

schedule 11:00 - 28 Nëntor, 2022

Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është ende në kontrollin  e forcave, sipas një deklaratë të autoriteteve të vendosura nga në nga Moska në qytetin e afërt Enerhodar.

Reagimi i forcave ukrainase erdhi menjëherë pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin.

“Mediat po përhapin në mënyrë të vazhdueshme lajme të rreme se Rusia po planifikon të tërhiqet nga Enerhodar dhe të largohet nga centrali.

Ky informacion nuk është i vërtetë,” shkroi administrata në një mesazh në Telegram.

Ditën e djeshme kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës tha se kishte prova se forcat ruse mund të përgatiteshin për tu larguar nga termocentrali.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!