Rusia miraton ligjin për homoseksualët, ndalon shpërndarjen e informacionit te fëmjët

schedule15:55 - 27 Tetor, 2022

schedule 15:55 - 27 Tetor, 2022

Rusia ka miratuar së fundmi ligjin për ndalimin e promovimit të të ashtuquajturës “propagandë homoseksuale”, e cila thuhet se do të vlejë për të gjithë personat e rritur.

Masa përfaqëson ashpërsimin e një ligji ekzistues të vitit 2013, i cili konsideron dhënien e informacioneve rreth LGBT-së te fëmijët një vepër penale, ndërsa të dënuarit mund të përballen me gjoba të mëdha për promovimin e asaj që Rusia i quan “marrëdhënie jo tradicionale”.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët u kishin kërkuar politikanëve në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë që të miratonin zgjatjen e ligjit duke e portretizuar atë si pjesë të një beteje më të gjerë mbi vlerat civilizuese me Perëndimin dhe duke e lidhur atë me vendimin për të pushtuar Ukrainën.

Sipas propozimit, informacioni rreth “mënyrave jotradicionale të jetesës” ose “refuzimit të vlerave familjare” do të konsiderohej ligjërisht i njëjtë me pornografinë, promovimin e dhunës ose nxitjen e tensioneve racore, etnike dhe fetare.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!