Kremlini në një deklaratë ditën e sotme tha se po vëzhgon “me kujdes” vizitën e presidentit amerikan Joe Biden në Ukrainë dhe Poloni, duke shtuar se turneu i tij nuk do të ndikojë në politikën ruse.
“Sigurisht që ne e pamë vizitën e Bidenit në Ukrainë ditën e djeshme me vëmendje dhe do të shikojmë gjithashtu me vëmendje atë që po ndodh sot në Poloni”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për rrjetin televiziv publik rus Pervy Kanal.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje gjithashtu se vizita e Biden në Ukrainë, e cila nuk ishte njoftuar nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme për Rusinë.
/abcnews.al