Rusia merr në kontroll termocentralin e dytë më të madh të Ukrainës

schedule12:21 - 28 Korrik, 2022

schedule 12:21 - 28 Korrik, 2022

Forcat ruse kanë marrë në kontroll termocentralin e dytë më të madh të Ukrainës – termocentralin Vuhlehirsk të epokës sovjetike pranë qytetit Svitlodarsk, i cili ndodhet në rajonin Donetsk të Ukrainës juglindore, sipas BBC.

Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përshkroi atë si një “përparësi të vogël, taktike”. Marrja në kontroll e termocentralit në Ukrainën lindore do të ishte fitorja e parë strategjike e Moskës në më shumë se tre javë.

Stacioni televiziv rus Rossiya 1 raportoi se trupat ruse dhe forcat rebele të Donbasit kishin marrë kontrollin e termocentralit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!