Rusia merr në kontroll spitalin psikiatrik në Ukrainë, guvernatori: S’kanë ilaçe, as ujë

schedule17:59 - 5 Mars, 2022

schedule 17:59 - 5 Mars, 2022

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll një spital psikiatrik me 670 persona brenda në Borodyanka, tha guvernatori i Kievit.

“Nuk dimë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata”, tha Oleksiy Kuleba.

“Atyre u mungon uji dhe ilaçet”, shtoi ai.

“Këta janë njerëz me nevoja të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme. shumë prej tyre kanë qenë të shtrirë në shtrat prej vitesh”, tha guvernatori britanik.

Abcnews.al ju sjell zhvillimet më të rëndësishme në ditën e 10 të luftës në Ukrainë

–Në kuadër të dy raundeve të bisedimeve të zhvilluara mes dy delegacioneve rus dhe ukrainas, sot është vendosur një armëpushim për disa orë në dy qytete Mariupol dhe Volnovakha me qëllim largimin e civilëve.–Armëpushimi filloi në orën 09:00. Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin.

–Ukraina pezulloi evakuimin, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, në pritje të një njoftimi të dytë.

–Ministria ruse e mbrojtjes tha se civilët nuk ishin larguar nga rrugët e sigurta dhe akuzoi autoritetet ukrainase se kishte penguar njerëzit që të largoheshin.

–Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupol.

–Rusia ka “të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv , Chernihiv , Sumy dhe Mariupol, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

–Kremlini nga ana tjetër mbështeti ligjin për dënimin deri në 15 vite të personave që përhapin lajme të rreme duke theksuar se vendi po përballet me një “luftë informacioni”.

– 66,000 burra janë kthyer në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

-Zara mbylli 500 dyqanet e saj në Rusi, ndërsa Samsung dhe PayPal po pezullojnë aktivitetet në vend./abvnews.al/