Rusia merr kontrollin e një tjetër qyteti ukrainas

schedule11:06 - 24 Mars, 2022

schedule 11:06 - 24 Mars, 2022

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit të Izyum në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore, sipas agjencisë së lajmeve ruse Rossiya 24, shkruan BBC

“Forcat e armatosura ruse vazhdojnë të kryejnë misionet e një operacioni ushtarak special. Mëngjesin e sotëm, njësitë e ushtrisë ruse morën kontrollin e plotë të qytetit të Izyum në rajonin e Kharkiv,” tha zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov.

Administrata ukrainase e qytetit, megjithatë, thotë se luftimet vazhdojnë. Në fillim të kësaj jave, një zyrtar i lartë i Pentagonit, tha se ushtria ukrainase kishte nisur një kundërsulm në qytetin e vogël në jug-lindje të Kharkiv.

Izyum është në një rrugë kyçe për në rajonin lindor të Donbasit, i cili ndodhet  në rajonin e Kharkiv me një popullsi prej rreth 50,000 banorësh.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!