Rusia merr kontrollin e fabrikës së çelikut, pretendon se luftëtarët e mbetur në Azovstal janë “dorëzuar”

schedule21:29 - 20 Maj, 2022

schedule 21:29 - 20 Maj, 2022

Rusia ka marrë kontrollin e fabrikës së çelikut Azovstal, tha ministria e mbrojtjes e vendit të premten në mbrëmje.

“Strukturat nëntokësore të Azovstal ku fshiheshin militantët janë tani nën kontrollin e plotë të forcave të armatosura ruse”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se në total 2,439 luftëtarë ukrainas janë dorëzuar.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu i raportoi presidentit Vladimir Putin sonte se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është “çliruar plotësisht” nga luftëtarët ukrainas, shkruan Skynews.

Ministria tha se grupi që ishte “dorëzuar” përbëhej nga 531 persona.

Lexo edhe: Londra do të transferojë azilkërkuesit në Ruandë, përfshirë ukrainasit

Në një deklaratë, ministria tha: “Territori i uzinës metalurgjike Azovstal është çliruar plotësisht”.

Azovstal konsiderohej të ishte bastioni i fundit i madh në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe ishte bërë një simbol i rezistencës ukrainase.

Qyteti port jugor ka qenë një objektiv kryesor për Vladimir Putin, pasi pushtimi i tij do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve të kontrolluara nga separatistët pro-ruse të Luhanskut dhe Donetsk (të njohura si Donbas)./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!