“Rusia mbështet rotacionin në Shqipëri?” Xhaçka: Marrëdhëniet të kushtëzuara, ne jemi me BE-në

schedule21:56 - 30 Mars, 2021

schedule 21:56 - 30 Mars, 2021

Këtë të martë në emisionin log., me gazetarin Endri Xhafo, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka foli për vaksinën ruse dhe kineze.

Xhaçka u shpreh se nisja e vaksinimit masiv ishte i rëndësishëm për sigurimin e shëndetit të qytetarëve dhe rikthimin e ekonomisë në normalitet.

Ajo theksoi se kryeministri Edi Rama ka bërë maksimumin për të sjellë në Shqipëri vaksinat anti-Covid, dhe se falë kësaj përpjekje sot të vaksinohen 20 mijë qytetarë çdo ditë.

 

“Fillimisht u mbështetët tek Covax dhe nuk funksionoi, por ia vlen të thuhet se jemi vërtet mirë me ritmet e vaksinimit. Theksoj se kemi nisur përpara 130 vendeve të tjera dhe kjo nuk është pak. Falë edhe asaj që ju e konsideroni diplomaci është bërë maksimumi për të sjellë të gjitha vaksinat anti-Covdi të miratuara nga OBSH për tu përdorur, ndërsa emrat janë të parëndësishëm”, tha Xhaçka.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Zgjedhjet që u bënë për ta sjellë vaksinën Sputnik5 nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe ishte një mënyrë për të mos kaluar nëpërmjet Rusisë apo komunikimi me Rusinë mbetet një opsion i hapur.

Xhaçka: Ju e dini që ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe si vend anëtar i NATO-s i orientuar drejt perëndimit, patjetër që kemi një marrëdhënie të caktuar me Rusinë. Jemi edhe një ndër vendet që jemi rreshtuar pro BE-së sa i takon sanksioneve me Rusinë dhe qëndrimi ynë me Rusinë është i kushtëzuar edhe për shkak të qëndrimeve që Rusia ka pasur ndaj shqiptarëve në rajon apo ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kuptim marrëdhëniet janë të kushtëzuara nga interesi i ndërsjellë. Duke pasur parasysh kushtëzimet për këto marrëdhënie detyra jonë është të sjellim vaksina të aprovuara nga OBSH. Ajo që na takon me si qeveri është të sjellim vaksina për të garantuar sigurinë e jetës.

Pyetje: Përse u përjashtua një diplomat rus? Përse u lagua nga Shqipëria pak kohë më parë? Arsyeja zyrtare u tha se ishte për shkak se nuk respektoi rregullat anti-Covid në vend?

Xhaçka: Për arsyen zyrtare që është bërë publike.

Pyetje: Diplomat që nuk respekton rregullat anti-Covid ndërkohë që në Shqipëri një qytetar i thjeshtë merr gjobë  3 mijë lekë të reja që në fund falen nga kryeministri? A ishte i ndikuar nga jashtë?

Xhaçka: Këto janë pyetje që nuk i takojnë farë kësaj që ne po flasim.

Pyetje: Rusia mbështet rotacionin politik në Shqipëri?

Xhaçka: Unë di që kanë qenë rreth 6 komisione mbi tregtinë  dhe ekonominë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë janë të kushtëzuara nga fakti që jemi rreshtuar krah BE-së dhe nga fakti që ka një qëndrim të caktuar për shqiptarët Kosovën që ne nuk e mbështesim. Marrëdhëniet me Federatën Rusë udhëhiqen vetëm drejt interesit të ndërsjellë. Një Komision për tregtinë dhe ekonominë nuk ka asnjë lidhje me provimin apo jo të rotacionit politik.

/abcnews.al/