Rusia: Luftëtarët armenë në Karabak kanë nisur të dorëzojnë armët

schedule17:20 - 23 Shtator, 2023

schedule 17:20 - 23 Shtator, 2023

Rusia thotë se luftëtarët armenë në rajonin e Nagorno-Karabakut kanë nisur të dorëzojnë armët, ndërsa kanë mbërritur ndihma humanitare për 120 mijë armënë të cilët thonë se bota i braktisi pasi Azerbajxhani mposhti forcat e tyre.

Armenët na Karabak, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azebajxhanit, u detyruan të deklaronin armëmpushim në 20 shtator pas një operacioni të rrufeshëm ushtarak prej 24 orësh nga ushtria shumë herë me e madhe e Azebajxhanit.

“Grupet e armatosura në Karabak kanë filluar të dorëzojnë armët dhe pajisjet e tjera ushtarake tek paqeruajtësit rusë”, tha Kremlini, i cili ka rreth 2 mijë paqeruajtës në Karabak.

E ardhmja e Karabakut dhe 120 mijë armenëve etnikë është e paqartë. Azerbajxhani synon të integrojë rajonin e ndarë, por armenët etnikë thonë se mund të përballen me persekutim dhe shprehen se ndihen të braktisur nga bota.

Armenia, e cila humbi luftën e vitit 2020 për këtë rajon, ka ngritur strehë për mijëra armënë nga Karabaku, edhe pse kryeministri Nikol Pashinyan thoë se largimi nga shtëpitë e tyre duhet të ndodhë vetëm nëse është absolutisht e nevojshme./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!