Rusia është një tjetër vend që po përballet me sfidën e shuarjes së flakëve të zjarrit. Mediat e huaja bëjnë me dije se Ruse po përballet me dhjetëra zjarre në të gjithë territorin, të cilat tejkalojnë 217 sipas Shërbimit Federal të Pyjeve.
Shumica e tyre kanë ndodhur në pjesën lindore të vendit, ku 5 mijë zjarrfikës , vullnetarë dhe civilë si dhe qindra automjete po përpiqen të shuajnë zjarret.
Sipas një deklarate nga Shërbimi Federal i Pyjeve i Federatës Ruse:”Që nga 1 gusht, zjarret në pyje kanë ndodhur në 217 vende. 115 në Yakutia në Lindjen e Largët dhe 51 në zonat e qytetit të Irkutsk, pranë Liqenit Baikal “.
Ndërkohë nga zjarret që filluan në rajonin e Siberisë në korrik, rreth 1.3 milion hektarë pyje janë shndërruar në hi deri më tani dhe autoritetet kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në rajon.e.su./abcnews.al