Rusia lëshon me sukses një raketë balistike ndërkontinentale

schedule09:05 - 12 Prill, 2023

schedule 09:05 - 12 Prill, 2023

Rusia testoi të martën një raketë balistike ndërkontinentale “të avancuar”, disa javë pasi njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore.

Rusia lëshoi me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM)” nga poligoni i provës Kapustin Yar, tha në një deklaratë Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë sqaroi megjithatë se stërvitja kishte për qëllim testimin e pajisjeve të avancuara luftarake. Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në shkurt 2022, presidenti Vladimir Putin ka lënë të kuptohet vazhdimisht se përdorimi i armëve bërthamore nuk përjashtohet nëse Rusia ndihet e kërcënuar.

Në fund të shkurtit, dy dhomat e parlamentit rus pezulluan “Neë Start”, marrëeshje e nënshkruar në vitin 2010.

Kjo është marrëveshja e fundit dypalëshe për mospërhapjen e armëve bërthamore midis rusëve dhe amerikanëve, sipas së cilës palët ranë dakord të kufizojnë rezervat bërthamore dhe të kryejnë inspektime të ndërsjella.

Vladimir Putin kishte premtuar në fund të shkurtit se raketa e fundit balistike ndërkontinentale, Sarmat do të ishte në shërbim këtë vit, e përshkruar si një armë e aftë të “anashkalojë të gjitha sistemet kundërajrore”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!