Rusia kufizon aksesin në faqen e internetit të gazetës gjermane Die Welt

schedule13:13 - 10 Korrik, 2022

schedule 13:13 - 10 Korrik, 2022

Rusia ka kufizuar aksesin në faqen e internetit të gazetës gjermane Die Welt.

Kjo ka ardhur me kërkesë të prokurorëve, sipas Roskomnadzor, rregullatorit të komunikimeve të vendit, raporton Reuters.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ajo ka akuzuar rregullisht Perëndimin për përhapjen e informacionit të rremë dhe ka bllokuar ose kufizuar aksesin në BBC, Zërin e Amerikës, Deutsche Welle dhe media të tjera.

Nuk ishte menjëherë e qartë pse prokurorët kërkuan kufizimin në lidhje me welt.de./ abcnews.al