Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rusia kryen sulme të reja me dronë dhe raketa ndaj civilëve në Ukrainë

schedule14:38 - 23 Tetor, 2023

schedule 14:38 - 23 Tetor, 2023

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj disa zonave civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima në civilë dhe dëme në infrastrukturë, njoftoi Ushtria e Ukrainës më 23 tetor.

Tetë zona civile në rajonet e Donjeckut, Hersonit, Berislavit, Sumit dhe Odesës u sulmuan në serinë më të fundit të sulmeve ruse me dronë dhe raketa, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, shkruan REL.

Në Donjeck, një ndërtesë u godit dhe mori flakë si pasojë, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko në Telegram, pa dhënë hollësi për të dhe vendndodhjen e saj. Zjarri u shua nga zjarrfikësit, shtoi ai.



Ai theksoi se në Herson dhe Berislav, fshatrat Tiaginka, Pridniprovske dhe Mikilske, u goditën nga 14 raketa, ku u plagos një person.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse Jugore të Ukrainës raportuan se nëntë dronë rusë, që tentuan ta sulmojnë infrastrukturën në portin e Odesës në Detin e Zi, u rrëzuan mëngjesin e 23 tetorit.

Copëzat e njërit prej dronëve të rrëzuar e dëmtuan një depo dhe shkaktuan zjarr, i cili u shua shpejt, tha ushtria, duke shtuar se nuk u raportua për viktima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!