Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rusia kërkon të përcaktojë fatet e botës”, Dervishi: Ukraina ‘paguan’ faturën e konfliktit

schedule20:35 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 20:35 - 1 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes Glevi Dervishi komentoi frontin e luftës Rusi-Ukrainë. Dervishi tha se Rusia kërkon të jetë kryesorja dhe përcaktuesja e fateve të botës dhe se në një relacion mes Rusisë, Europës, SHBA dhe Ukrainës, pasojat po i faturohen kësaj të fundit.

Dervishi theksoi se 1/3 e fondeve për luftën në Ukrainë janë nga para amerikane, ndërsa 2/3 e tyre janë nga BE.

“Europa ka hyrë në një fazë kolaterale në lidhje me luftën. Dyshimi i administratës së Trump bëri që Europa të mos mbështesi përherë planet amerikane në lidhje me konfliktin. Ajo që ka ndryshuar balancat është se BE nuk është pa kontribut për luftën, vetëm 1/3 janë para amerikane dhe 2/3 është nga BE. Ndryshimi i qasjes se do investojnë para në karburant për luftën apo për paqen krijon frakturë me SHBA.

Rusia ka qenë 600 vjet përcaktues i raporteve në Europë dhe BE nuk e ka të lehtë. Raporti i luftës në Ukrainë duhet parë përtej Ukrainës, ajo që kërkon Rusia është të vërë në balancë interesat e tyre dhe roli i Rusisë në skenë boltërore, si kryesore në përcaktueset e fates së botës. Në një relacion ku janë 4 faktorë, Ukraina është vendi ku ndjen peshën reale dhe faturën e konfliktit.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!