Rusia kërcënon se do të marrë masa pas anëtarësimit të Finlandës në NATO

schedule12:59 - 4 Prill, 2023

schedule 12:59 - 4 Prill, 2023

Kremlini ka paralajmëruar se do të marë masa pas anëtarësimit të Finlandës në NATO, me palën ruse që ka theksuar se zgjerimi i aleancës është një goditje për sigurinë e saj.

“Ky është një përkeqësim i situatës. Zgjerimi i NATO-s është një goditje për sigurinë tonë dhe interesat tona kombëtare” , tha  zëdhënësi i Kremlinit , Dmitry Peskov.

“Kjo po na detyron të marrim masa ”, shtoi ai pa dhënë detaje.

Paralajmërimi i Peskov vjen në ditën kur Finlanda do të anëtarësohet zyrtarisht në aleancë dhe bëhet anëtarja e 31-të i NATO-s.

Vendimi i vendit për t’u bashkuar me aleancën i jep fund neutralitetit të tij tradicional.

Kërkesa është depozituar 11 muaj më parë, pas luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila, sipas lidershipit politik të vendit, është bërë për arsye sigurie pasi ata ndajnë 1300 kilometra kufi me palën ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!