Rusia kërcënon me pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas

schedule14:15 - 13 Prill, 2023

schedule 14:15 - 13 Prill, 2023

Rusia sot kërkoi heqjen e kufizimeve të Perëndimit që synojnë sektorin bujqësor rus në të kundërt do të pezullojë marrëveshjen që lejon eksportet e grurit ukrainas.

Diplomacia ruse bëri pesë kërkesa në njoftimin e saj, duke përfshirë bashkëpunimin e bankës ruse Rosselkhozbank me sistemin bankar ndërkombëtar SËIFT, rifillimin e dërgesave në Rusi të makinerive bujqësore dhe komponentëve, heqjen e pengesave për të siguruar hyrjen e anijeve në portet e huaja.

Gjithashtu bëri thirrje për “shkrirjen” e aseteve të kompanive ruse të lidhura me sektorin bujqësor të vendosura jashtë vendit dhe rifillimin e funksionimit të tubacionit Tolyatti-Odessa, i cili lidh Rusinë me Ukrainën dhe lejon shpërndarjen e amoniakut, një kimikat i përdorur në bujqësi.

/abcnews.al