Rusia ka kërcënuar Japoninë për “masa hakmarrëse” nëse zgjeron stërvitjet e përbashkëta detare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës afër kufijve lindore të Rusisë.
CNN shkruan se Rusia është zemëruar nga mbështetja e Japonisë për Ukrainën dhe lidhjet e saj në rritje me vendet e NATO-s.
Fakt që po shton përshkallëzimin e një mosmarrëveshje të gjatë mbi sovranitetin e ishujve të pushtuar nga forcat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore.
“Ne i shohim veprime të tilla nga pala japoneze si një kërcënim për sigurinë e vendit tonë”, tha Zëvendësministri i Jashtëm rus Igor Morgulov.
“Nëse praktika të tilla zgjerohen, Rusia do të marrë masa hakmarrëse në interes të forcimit të aftësive të saj mbrojtëse.”
Japonia nuk i është përgjigjur ende komenteve të Morgulovit./abcnews.al/