Rusia kërcënon me armë bërthamore, Lleshaj: Kur flet Medvedev, flet Putin! Tregon pafuqi

schedule20:43 - 25 Prill, 2023

schedule 20:43 - 25 Prill, 2023

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në një lidhje live në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, foli në lidhje me kërcënimin e ftohtë të bërë nga Dmitry Medvedev në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore duke u shprehur se kjo nuk është retorikë, por mundësi reale.

Lleshaj tha se kur flet Medvedev, flet Putin dhe sipas tij kërcënime të tilla tregojnë pafuqi nga ana e Rusisë dhe kjo reflektohet edhe në terren.

Sigurisht që jemi në një periudhë qetësie dhe qetësia hap vend për diskutim, por edhe për një lloj kujdesi të shtuar. Dihet që Medvedev ka qenë një presidenti i Rusisë, por më shumë se kaq ka qenë njëri i përdorur nga Putin. Kur flet Medvedev, flet Putin.

Kur arrihet në një nivel të tillë, kemi të bëjmë me një pafuqi. Kjo reflektohet edhe në terren nga të dyja palët.

Më shumë se sa një pafuqi e Ukrainës, është e Rusisë. Kërcënimet janë një dëshmi e pafuqisë.

Amerika nuk ka kërcënuar kurrë për Armë Bërthamore, edhe pse situata nuk ka shkuar gjithmonë ashtu si duhet.

Në radhë të parë është pafuqia Ruse në fushë betejë e cila e çon Putinin tek kërcënimet, pasi e sheh që ndryshe nuk i arrin qëllimet.

Tani pritet të shikohet se sa do të godasë Ukraina dhe sa do të përparojë.

Se sa real është kërcënimi, mbetet për t’u parë. Unë besoj që kërcënuesit e tillë shprehin dëshpërim, se sa opsion real.

Në rastet e këtyre kërcënimeve opsioni më i keq që arrin është frika” tha Lleshaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!