Rusia kërcënon Britaninë me sulm bërthamor, aleati i Putinit: “Satan” vjen për 3 minuta dhe bëheni hi  

schedule13:01 - 14 Maj, 2022

schedule 13:01 - 14 Maj, 2022

Një aleat i Vladimir Putin ka kërcënuar Britaninë se do të lëshonte një armë bërthamore në Britani, duke pretenduar se do të duheshin vetëm tre minuta për ta bërë një gjë të tillë.

Finlanda, e cila është gati të bashkohet me NATO -n, do të zhduket brenda dhjetë sekondave, u mburr zëvendëskryetari i komitetit të mbrojtjes të Dumës, Aleksey Zhuravlyov.

Kërcënimet e egra të Zhuravlyov sinjalizojnë zhgënjime në pushtimin e Ukrainës nga Putin, dhe zemërim ndaj ofertës së Finlandës për t’u bashkuar në NATO.

Lajmi erdhi pasi Rusia ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Finlandë këtë mëngjes. Vendi nordik importon dhjetë për qind të energjisë elektrike nga Rusia.

“Nëse Finlanda dëshiron t’i bashkohet këtij blloku, atëherë qëllimi ynë është absolutisht legjitim, të vëmë në dyshim ekzistencën e këtij shteti. Kjo është logjike. Nëse Shtetet e Bashkuara kërcënojnë shtetin tonë, është mirë: këtu është raketa Sarmat [Satan-2] për ju dhe do të ktheheni në hi bërthamor nëse mendoni se Rusia nuk duhet të ekzistojë. Finlandezët në përgjithësi duhet t’i jenë mirënjohës Rusisë për shtetësinë e tyre, për faktin që Finlanda ekziston si një vend”, tha Zhuravlyov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!