Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rusia, ‘kërcënim’ për Europën”, Bimo: Shqetësuese për BE, tërheqja e SHBA nga Europa

schedule21:30 - 1 Tetor, 2025

schedule 21:30 - 1 Tetor, 2025

Me kërcënimin global të një Rusie në zgjerim dhe Izraelit të pabindur, brenda vendeve të Bashkimit Europian ka përplasje sa i takon sektorit të mbrojtjes. Ish ambasadori shqiptar në SHBA, Roland Bimo komentoi për ‘War Report’ situatën aktuale në çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë europiane.

Bimo u shpreh se në Europë ka përplasje të interesave ekonomike dhe politike dhe se kërcënimi i tyre më i madh është një Rusi e cila po vjen gjithmonë e më shumë në zgjerim. Në vijim, Bimo tha se ndikimi amerikan është tejet i madh dhe shqetësuese për europianët është tërheqja e SHBA nga Europa.

“Europa jo vetëm që është në interesa të ndryshme, por ka edhe shumë interesa ekonomike dhe politike për situatën në vendet e BE. Qysh nga agresioni, që ka përmbysur strukturën e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare që ishte e papranueshme ndryshimi i kufijve me dhunë. Sulmi nuk ishte i paparalajmëruar, që nga njoftimi i zgjerimit të NATOS me Ukrainën. Sikurse tentativat e tyre për një strukturë të re europiane. Gjendje e sotme e Europës ka rezultuar si pasojë e një prezence amerikane të jashtëzakonshme, 75 për qind për mbajtjen e aleancës së NATOS i faturohen SHBA.

Europianët janë jo vetëm të papërgatitur ekonomikisht për një luftë, por edhe për të qenë bashkë. Kjo është ajo që shqetësohen më shumë, tërheqja e SHBA nga Europa. Ky është problemi më i madh. Muri i dronëve, nuk zgjidhin sigurinë europiane. Problemi i tyre është si të maten me këtë Rusi kaq të madhe me ushtri që është forcuar.

Mund të jetë bërë qëllimisht nga Uashingtoni që të mbajë Europianët të lidhur.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!