Forcat ruse kanë shkatërruar 4 depo karburanti në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes, shkruan The Guardian.
Ata goditën me raketa 4 depo në Mykolayiv, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe Chuchiv. Ministria tha se objektet përdoreshin nga Ukraina për të furnizuar trupat pranë qyteteve Mykolaiv dhe Kharkiv dhe në rajonin Donbas në juglindje të vendit.
Ditën e djeshme, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës publikoi imazhe të zjarrfikësve që po përpiqeshin të shuanin flakët në një depo karburanti që ishte goditur nga forcat ruse në rajonin e Dnipropetrovsk.
/abcnews.al