Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi sot ushtrinë ukrainase se po përpiqej të kryente një sulm me dron në bregun verilindor të Detit të Zi.
“Regjimi i Kievit u përpoq të sulmonte objektet e infrastrukturës civile në rajonin e Krasnodarit dhe Republikën e Adygeas me drone”, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
“Një dron u ul në një fushë, tjetri devijoi nga rruga dhe nuk dëmtoi infrastrukturën civile të targetuar”, shtoi komanda ruse.
Rajonet ruse në kufi me Ukrainën, veçanërisht Belgorod, Bryansk, Kursk dhe Krasnodar, janë rregullisht në shënjestër të sulmeve ushtarake ukrainase, të kryera shpesh me dronë.
/abcnews.al