Në Rusi vijon rritja e numrit të rasteve me koronavirus pasi për 10 ditë radhazi raportohen mbi 4 mijë raste.
Gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve është rritur me 6,198 pacientë duke e çuar kështu numrin total në 87,147. Sipas shifrave, Rusia bëhet vendi i 9-të që kalon Kinën për nga numri i të infektuarve.
Në spitale kanë ndërruar jetë 47 pacientë duke e cuar totalin në 794. Kjo është një shifër relativisht e vogël krahësuar me vendet e tjera me përhapje të ngjashme.