Rusia ka dërguar një miliarder japonez në hapësirë

schedule12:44 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:44 - 8 Dhjetor, 2021

Një miliarder japonez është nisur për në hapësirë me një raketë ruse dhe do të qëndrojë për 12 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), në një udhëtim që shënon rikthimin e Rusisë në turizmin hapësinor.

Ky sektor, në të cilin Rusia ka humbur terren ndaj kompanive private amerikane, veçanërisht SpaceX, po fiton interes të ri. 46-vjeçari Yusaku Mezaëa, i cili bëri një pasuri duke tregtuar artikuj të modës në internet, dhe asistentja e tij, Yozo Hirano, u ngritën nga kozmodromi rus Baikonur në Kazakistan.

Fluturimi brenda kapsulës hapësinore pritet të zgjasë gjashtë orë. “Ëndrrat mund të bëhen realitet”, – shkroi miliarderi në Tëitter përpara se të hipte në anijen kozmike Soyuz me tre vende, me kozmonautin rus Alexander Misoustin si pilot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!