Rusia jep ultimatum të ri për Mariupolin: Dorëzohuni deri në orën 14:00

schedule08:51 - 20 Prill, 2022

schedule 08:51 - 20 Prill, 2022

Rusia i ka dhënë qytetit të Mariupolit një ultimatum të ri për t’u dorëzuar deri në orën 14:00 të ditës së sotme.

Në një deklaratë të bërë orët e para rë mëngjesit të së mërkurës, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj hapën një korridor humanitar nga uzina Azovstal “për tërheqjen e ushtarakëve ukrainas dhe militantëve të formacioneve nacionaliste” si dhe për t’u evakuuar civilët.

“Që nga ora 22:00 (ora e Moskës) më 19 prill 2022, askush nuk e përdori korridorin e specifikuar”, shtoi ministria.

Rusia tha se do t’i ofrojë Ukrainës përsëri opsionin “të ndalojë luftimet dhe të lërë armët” nga ora 14:00 (me orën e  Moskës) të mërkurën, 20 prill. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!