Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia intensifikon sulmet në lindje dhe jug të Ukrainës

schedule09:45 - 22 Gusht, 2022

schedule 09:45 - 22 Gusht, 2022

Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia vazhdon sulmet e saj në rajonet lindore dhe jugore në Ukrainë, shkruan Al jazeera.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse kishin bombarduar vendbanimet në  Soledar, Zaytseve dhe Bilogorivka në rajonin lindor Bakhmut.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk tha se Nikopol, i cili shtrihet përtej lumit Dnieper nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, ishte goditur nga raketat 5 herë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh në një objekt industrial dhe duke ndërprerë energjinë për 3,000 banorë.

Guvernatori rajonal raportoi gjithashtu se qyteti jugor i Mykolaiv u godit nga raketa S-300.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!