Zyra e prokurorit rajonal të Lviv ka njoftuar një banor vendas se ai dyshohet për tradhti, pasi ka ndihmuar forcat ruse në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.
Sipas hetimeve, personi në fjalë, një veteran i Komitetit Sovjetik të Sigurisë së Shtetit (KGB), ndihmoi shtetin agresor dhe formacionet e tij ushtarake në kryerjen e aksioneve subversive kundër Ukrainës.
“Duke përdorur një mesazher në internet, njeriu u dërgoi rusëve informacione për vendndodhjet e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Rajonin Lviv për kryerjen e sulmeve me raketa”, thotë zyra e prokurorit.
Burrit i është caktuar masa e paraburgimit pa mundësinë e lirimit me kusht.
Drejtoria rajonale e Lviv e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) po vazhdon hetimet paraprake. /abcnews.al