Rusia i ndalon hyrjen në vend kryeministrit irlandez

schedule14:21 - 16 Nëntor, 2022

schedule 14:21 - 16 Nëntor, 2022

Rusia ka bërë me dije se po ndalon hyrjen për 52 politikanë irlandezë, duke përfshirë kryeministrin Micheal Martin, duke akuzuar Dublinin për “një fushatë agresive propagandistike anti-ruse”.

Ndalimi përfshin zëvendëskryeministrin Leo Varadkar, ministrat e jashtëm, të drejtësisë dhe financave dhe disa parlamentarë.

Kjo është lëvizja e fundit e Rusisë kundër figurave të shquara nga vendet perëndimore që kanë dënuar luftën e saj në Ukrainë.

Si një anëtare e Bashkimit Evropian, Irlanda i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj më 24 shkurt dhe të dy vendet kanë dëbuar disa nga diplomatët e njëri-tjetrit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!