Rusia i bllokoi gazin Polonisë, Kievi: Moska nisi të shantazhojë Evropën

schedule21:47 - 26 Prill, 2022

schedule 21:47 - 26 Prill, 2022

“Rusia ka nisur që të shantazhojë Evropën me gaz, për shkak të hezitimit të vendeve për të paguar në rubla.”

Kështu deklaroi sot Andriy Yermak, shefi i zyrës së presidencës ukrainase, duke komentuar në Telegram bllokimin e furnizimit me gaz rus në Poloni nga nesër në mëngjes.

“Kjo është arsyeja pse, shton kreu i zyrës së presidencës, Bashkimi Evropian duhet të jetë i bashkuar dhe të vendosë embargo ndaj burimeve energjetike, duke i privuar rusët nga armët e tyre energjetike”. /abcnews.al/