Rusia i bën thirrje OKB-së që të ndërmarrë veprime për një armëpushim në Gaza

schedule07:21 - 14 Tetor, 2023

schedule 07:21 - 14 Tetor, 2023

Rusia, duke akuzuar SHBA-në si përgjegjëse për situatën në Gaza, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa, duke hedhur në tryezë një projekt-rezolutë për një “armëpushim humanitar”.

“Ne jemi të bindur se Këshilli i Sigurimit duhet të veprojë për t’i dhënë fund kësaj gjakderdhjeje dhe për të rifilluar negociatat e paqes me qëllim krijimin e një shteti palestinez, siç është parashikuar për një kohë shumë të gjatë,” tha ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia në një takim me dyer të mbyllura për situatën humanitare në Rripin e Gazës.

Me këtë perspektivë, ne kemi një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit që parashikon një armëpushim humanitar plotësisht të respektuar dhe ndihmë të papenguar humanitare, ndërsa dënon dhunën dhe aktet e terrorizmit,” vazhdoi ai.

Teksti bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe plotësisht të respektuar humanitar”.

Ai gjithashtu “dënon dhunën dhe armiqësitë kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit”. Por nuk përmend emrin e Hamasit, ndërkohë që SHBA-të kishin kërkuar katër ditë më parë që Këshilli i Sigurimit të dënonte qartë “aktet e urryera të terrorizmit” nga lëvizja islamike palestineze, e cila të shtunën e kaluar kreu një sulm të paprecedentë në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

Sipas ambasadorit rus, disa shtete reaguan “pozitivisht” ndaj draft tekstit, të tjerët më pak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!