Shërbimi i sigurisë ruse, FSB ka mbyllur çështjen penale kundër rebelëve të Wagner. Në raportin e publikuar thuhet se gjatë hetimit të rastit, u konstatua se pjesëmarrësit e grupit të marcenarëve ndaluan veprimet që synonin drejtpërdrejt kryerjen e një krimi.
Prigozhin tha se rebelimi i tij jetëshkurtër ishte një përgjigje ndaj planeve të qeverisë për të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Wagner. Ai pranoi të largohej nga Rusia për në Bjellorusi pasi tërhoqi trupat e tij, dhe sipas raportimeve në media avioni i tij u ul në orët e para të së martës.
Konkretisht thuhet se është ulur në aeroportin ushtarak afër Minsk-ut në 07:40 me orën lokale.
/abcnews.al