Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka hedhur poshtë mundësinë për paqe të afërt me Ukrainën, por edhe marrëveshjen për lejimin e eksportit të grurit përmes Detit të Zi.
“Kjo është tërësisht e pamundur”, tha Lavrov për një plan paqeje prej 10 pikash të nxitur nga Kievi, duke shtuar se “Nuk është e mundur të zbatohet kjo. Nuk është realiste dhe të gjithë e kuptojnë këtë, por në të njëjtën kohë, ata thonë se kjo është baza e vetme për negociata”.
Ai u theksoi se konflikti do të zgjidhet vetëm në fushën e betejës nëse Kievi dhe Perëndimi do të vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim.
/abcnews.al