Rusia hedh poshtë akuzat për sulmin në Nord Stream: Një marrëzi

schedule12:37 - 28 Shtator, 2022

schedule 12:37 - 28 Shtator, 2022

Pretendimet se Rusia qëndron pas sulmit në tubacionin e gazit Nord Stream janë marrëzi, sipas një deklaratë të Kremlinit, shkruan The Guardian.

Udhëheqësit europianë kanë thënë se sabotimi është shkaku më i mundshëm i rrjedhjeve në dy tubacionet e gazit Nord Stream midis Rusisë dhe Europës, pasi sizmologët raportuan për shpërthime rreth tubacioneve të Detit Baltik.

Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet në lidhje me pretendimet.

“Kjo është e parashikueshme dhe gjithashtu një marrëzi. Ky është një problem i madh për ne sepse, së pari, të dy linjat e Nord Stream 2 janë të mbushura me gaz – i gjithë sistemi është gati të pompojë gaz dhe gazi është shumë i shtrenjtë. Tani gazi po “fluturon” në ajër,” tha ai.

Lexo edhe: CIA paralajmëroi sulmet mbi gazsjellësat, kush fshihet pas sabotazhit?

Ai tha se incidenti duhej të hetohej dhe se nuk dihej koha për riparimin e tubacioneve të dëmtuara. Peskov u tha gjithashtu gazetarëve se fushata ushtarake në Ukrainë do të vazhdojë “në minimum” deri në “çlirimin” e “Republikës Popullore të Donetskut”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!