Rusia hakmerret për shpërthimin në urën e Krimesë, nis sulmet ajrore në Odesa

schedule07:21 - 18 Korrik, 2023

schedule 07:21 - 18 Korrik, 2023

Disa shpërthime u dëgjuan në qytetin Odesa në Ukrainën jugore herët të martën, rreth 24 orë pas sulmit në urën e Krimesë që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë. CNN raporton se sirenat e alarmit u dëgjuan rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale ndërsa mbrojtja ajrore vepronte në të gjithë qytetin.

Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, tha se Rusia po përdorte dronë. “Priten disa valë sulmesh. Ekziston edhe një kërcënim me raketa!” Kiper shtoi në një postim në Telegram. Ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në banesa derisa të mbarojnë sirenat e sulmit ajror.

Presidenti rus, Vladimir Putin e përshkroi të hënën sulmin në urën e Krimesë si një “sulm terrorist” dhe u zotua se Moska do të përgjigjet. Pak pas mesnatës me orën lokale, zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin tha se njëra korsi e urës ishte hapur për makinat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!