Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezikohet ambasadori shqiptar/ Hoxha: Goditet kompleksi ku banon ambasadori ynë në Kiev

schedule07:49 - 24 Maj, 2026

schedule 07:49 - 24 Maj, 2026

TIRANË– Rusia ka goditur kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev gjatë sulmeve të fundit me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, i cili e ka cilësuar ngjarjen si të papranueshme, duke theksuar se ajo ka vënë seriozisht në rrezik jetën e diplomatit shqiptar.


“Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz.



Kjo është e papranueshme! Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.”, shkroi ai.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxha tha se Shqipëria dënon me forcë sulmet masive të ndërmarra nga Rusia, duke theksuar se goditja e kompleksit ku jeton ambasadori shqiptar përbën një kërcënim serioz për personelin diplomatik dhe një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Ai shtoi se për më shumë se katër vjet që nga pushtimi në shkallë të gjerë, Rusia ka shënjestruar vazhdimisht infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe banesat në të gjithë Ukrainën, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve dhe rikthimin në negociata.


“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës. Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime.”, shtoi ministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!