Kryeqyteti i Ukrainës ishte shënjestruar me raketa herët të premten me orën lokale, sipas një këshilltari të qeverisë së vendit. “Sulmet në Kiev me raketa lundrimi ose balistike vazhduan,” u tha gazetarëve përmes mesazheve me tekst Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës raporton “CNN”.
Një ekip i “CNN” në terren raportoi se kishte dëgjuar dy shpërthime të mëdha në qendër të Kievit dhe një shpërthim të tretë të fuqishëm në distancë herët të premten. / abcnews.al