Rusia ka futur Norvegjinë në listën e saj të vendeve të huaja që kanë kryer veprime “jomiqësore” kundër misioneve diplomatike ruse.
Vendet në listë kanë kufizime në numrin e stafit lokal që mund të punësojnë në Rusi, me Norvegjinë që i kufizon këta punonjës në 27, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.
Norvegjia dëboi 15 diplomatë rusë me akuza për spiunazh në prill dhe Rusia u hakmor duke urdhëruar 10 diplomatë norvegjezë të largoheshin nga vendi.
/abcnews.al