Rusia u bëri thirrje sot Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq të hetojnë vdekjen e dhjetëra të burgosurve ukrainas të mbajtur nga separatistët pro-rusë, pasi presidenti i Ukrainës urdhëroi evakuimin e banorëve të Donetskut, në lindje të vendit.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se qindra mijëra njerëz mbeten në rrezik mes luftimeve të ashpra në rajonin e Donbas, i cili përfshin provincat Donetsk dhe Luhansk.
“Shumë refuzojnë të largohen, por duhet bërë,” tha Zelensky në një fjalim televiziv dje vonë.
“Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë”, tha Zelensky.
Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për një sulm me raketë, ose shpërthim, të premten herët që vrau dhjetëra të burgosur ukrainas në qytetin lindor të Donetskut, Olenivka.
Rusia ka ftuar ekspertë nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq për të hetuar vdekjet “në mënyrë që të kryejnë një hetim objektiv”, tha sot Ministria e Mbrojtjes.
Ministria publikoi listën me emrat e 50 të burgosurve ukrainas të vrarë dhe 73 të plagosur.
Sulmi pretendohet të ketë qenë një sulm raketor ukrainas.
Forcat e armatosura të Ukrainës mohojnë çdo përgjegjësi, duke pretenduar se artileria ruse shënjestroi një burg të veçantë për të mbuluar keqtrajtimin e të burgosurve.
Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha dje të premten se Rusia kishte kryer një krim lufte dhe bëri thirrje për dënimin e këtij veprimi nga komuniteti ndërkombëtar
Reuters ka konfirmuar disa nga vdekjet në burg, por nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë asnjë nga versionet e ngjarjeve nga pala ruse dhe ukrainase./abcnews.al/